Transmetuar më 23-10-2019, 08:22

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur skualifikimin e Theodhor Sollakut si kandidat për në Gjykatën e Lartë.

Theodhori Sollakut nuk do të vijojë më garën si kandidat për në Gjykatën e Lartë.

Vendimi për skualifikimin e Sollakut u mor të martën 22 tetor, pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatit.

Sollaku ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Aktualisht në garë janë: Jetmira Rragami, Ervin Pupe, Rezarta Melo, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Ilir Panda, Ardita Alsula.

Gjithsej ishin 22 kandidatë, KLGJ kualifikoi vetëm 8, por me largimin e Sollakut ngelin 7. Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë. 16 gjyqtarë karriere dhe 3 nga radhët e juristëve të spikatur./b.l/noa.al/