Transmetuar më 22-10-2019, 19:50

Një 47-vjeçare i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme, duke pirë disa kokrra fostoksinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Tapi, Kuçovë.

Lulzime Mema, nëna e 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, mësohet se ka qenë e vetme në banesë në momentin që ka pirë lëndën helmuese.

Ajo është gjetur ende me shenja jete në dhomë nga djali i saj 17-vjeçar.

Djali i saj  ka lajmëruar menjëherë Urgjencën dhe policinë, por edhe pse 47-vjeçarja është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, ajo raportohet se ka ndërruar jetë 30 minuta më vonë.

Në momentet e fundit të jetës gruaja ka deklaruar se helmin e kishte blerë vetë dhe see  kishte pirë me vetëdije të plotë.

Nuk dihen shkaqet e vërteta që e kanë çuar nënën e 3-fëmijëve drejt vetëhelmimit.

Policia po e heton ngjarjen, ndërsa konfirmon se gruaja që ndërroi jetë kishte kohë që vuante nga depresioni dhe ankthi dhe besohet paraprakisht se ky ka qenë edhe motivi i aktit të vetëflijimit./NOA.al