Transmetuar më 22-10-2019, 15:00

Djali urinon në tapet dhe nëna për ta ndëshkuar i hedh tenxheren me ujë të valuar në kokë.

29-vjeçarja Patricia Buchan, pranoi se iu kërkoi bashkëjetuesve të saj Patricia Gamarra, 63 vjeçe, Mary Buchan 56 vjeç, Bridget Buchan 25 vjeç dhe Homer Searcy, 40 vjeç, që të zhvishnin djalin 3 vjeç dhe menjëherë më pas i hodhi ujin e valuar, në shtëpinë e tyre në Newark, të New Jersey, SHBA.

Në shtëpinë në fjalë jetonin pesë të rritur dhe pesë fëmijë në kushte të tmerrshme, për të ndarë qeranë.

Djali i Buchan kishte urinuar në tapet, kështu që nëna vendosi që ta ndëshkojë.

Në kohën e ngjarjes, gruaja ishte shtatzënë, kështu që i kërkoi ndihmë bashkëjetuesve që ta zhvishnin vogëlushen dhe kështu nëna e dogji.

Nga hetimet e kryera rezultoi se gruaja abuzonte rregullisht me fëmijën, por rasti i fundit ishte më i rëndi, duke çuar në arrestimin e saj. Dënimi ndaj të akuzuarve do të jepet më 6 dhjetor. /a.y/noa.al