Transmetuar më 22-10-2019, 12:57

Jiao Xinglu dhe Zhou Shangdong po kërkonin për kërpudha në malet e largëta afër Laiwu kur gjetën një djalë të porsalindur i varrosur i gjallë I future nga familjarët në një kuti kartoni.

Ngjarja është regjistruar në Kinën lindore, ndërsa ka qenë ai që Jiao dëgjoi një zhurmë në tokë dhe filloi që të gërmojë me duar tokën.

Një grup miqsh dhe familjarësh u mblodhën përreth tij dhe momente më vonë doli në dritë kutia e kartonit me djalin e vogël brenda. Në videon e filmuar shihet foshnja i mbështjellë me batanije duke fjetur.

Djali peshonte vetëm 1.5 kg. Raportohet se familja mendoi se foshnja kishte vdekur ndaj e varrosën. Sipas gjyshit të tij, ai nuk merrte frymë dhe kishte infeksion të rëndë në mushkëri.

Policia ka nisur hetim mbi rrethanat e ngjarjes. Dhe Xinglu ka shprehur dëshirën për të birësuar foshnjën.