Transmetuar më 22-10-2019, 12:48
Foto ilustruese

Grabitet me armë zjarri posta në Fushë Bulqizë, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ka qenë një person i armatosur, ai që ka kryer grabitjen.

Policia bën me dije se rreth orës 12.10, ka marrë njoftim se një person i maskuar,  dyshohet që nën kërcënimin e armës ka vjedhur zyrën e postës që shërben për shpërndarjen e pensioneve në njësinë administrative Fushë Bulqizë, një sasi lekësh.

Është ngritur grupi hetimor dhe po vijon puna për zbardhjen e dokumentimin e ngjarjes.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Pritet marrja në pyetje e punonjësve të postës dhe këqyrja e kamerave të sigurisë për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al