Transmetuar më 22-10-2019, 12:15
Foto ilustruese

Një okllai druri e larë në gjak, flokë të shkulur, një celular i shkatërruar dhe apartamenti i kthyer përmbys.

Është kjo situata me të cilën u përballën agjentët e policisë italiane, në rrugën Severino Ferrari të Rimini, pasditen e së hënës.

Një banor i pallatit telefonoi policinë, pasi dëgjoi ulërimat e një gruaje, e cila vraponte në rrugë e zbathur dhe e larë në gjak.

Gruaja një emigrante shqiptare 35-vjeçare u dërgua në ndihmën e shpejtë, ku u zbulua se ajo ishte goditur nga i shoqi me një okllai kuzhine.

Ajo tha se prej kohësh i shoqi, një 40-vjeçar shqiptar e keqtrajtonte dhe e dhunonte si fizikisht edhe psikologjikist, madje në disa raste e kishte kërcënuar me vdekje.

Gruaja kishte kërkuar divorcin edhe për të mbrojtur fëmijët dhe kjo gjë duket se e kishte acaruar edhe më tej burrin, shkruan noa.al.

I dyshuari u arrestua nga policia pak pas ngjarjes, ndërkohë që gruaja ndodhet në spital. /a.y/noa.al