Transmetuar më 22-10-2019, 11:47

Kryeministri Edi Rama bëri një thirrje për gjithë pensionistët gjatë aktivitetit të bashkëqeverisjes ditës së sotme.

Ai tha se pensionistët do ti marrin lekët që iu janë mohuar nëpërmjet rillogaritje.

Për këtë ai shprehu angazhim për t’iu ardhur në ndihmë të gjihë pensionestëve.

“E mira e kësaj pune është që pasi bëhet llogaritja e pensionit do vendoset pensioni në shumën e drejtë dhe merret gjithë diferenca me lekë dore. Kështu që të gjithë ato lekë të mohuara në disa vite vijnë menjëherë, dhe kjo e shlyen deri diku detyrimin moral të shtetit ndaj pensionistëve”, u shpreh Rama.

Po ashtu ai kërkoi që pensionistët të mos i drejtohen Institutit të Sigurimeve Shoqërore, por platformës ‘Shqiperiaqeduam.al’ dhe aty do të gjejnë zgjidhjen e problemit të tyre. /a.y/noa.al