Transmetuar më 22-10-2019, 11:44

Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin duke i shpallur të pafajshëm ish-trajnerin e  kombëtares së femrave Armir Grima, ish boksierin e  Vllaznisë, Nelson Hysa dhe ish-portierin e Vllaznisë B, Fabjol Rexhepi. Këtë persona dyshoheshin  si të përfshirë në grupin kriminal “Bajri”.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë pafajësinë për tre të arresturit, ndërkohë që në gusht të këtij vit,  çështja u transferua  nga Krimet e Renda tek Gjykata e shkalles së Parë në Shkodër për moskopetencë.

Vendimin e dha gjyqtari Tonin Stërkaj ndërsa prokurorja Edlira Cufi kërkoi pafajsinë për mungesë provash dhe gjykata dha pafajsinë për të tre këta shtetas.

Grima, Hysa dhe Rexhepi akuzoheshin për trukim ndeshjesh për të cilën qëndruan për disa kohë në burg dhe më pas nën masën detyrim paraqitje e arrest shtëpie.

Për sa i përket Grimës masa e sigurisë për të u lehtësua më parë nga arrest me burg në arrest shtëpie ndërsa më pas në detyrim paraqitje.

Këta tre persona u arrestuan në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si anëtarë të grupit Bajri, të dyshuar se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës. Në kuadër "Oaz" u arrestuan 11 persona./b.l/noa.al/