Transmetuar më 22-10-2019, 11:05

Kryeministri Edi Rama vijon ‘debatin’ në distancë me kreun e opozitës, Lulzim Basha, për sa i përket hapjes së negociatave.

Pas citimit të bërë mëngjesin e sotëm të Presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker për t’iu përgjigjur akuzave të Bashës, ai ka zgjedhur tani kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Sipas Bashës, “Nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri Europiane. Këtë e kemi thënë prej fillimit ne demokratët, ne opozitarët. Këtë sot e ka thënë me një gjuhë të qartë dhe Brukseli”

Ndërkohë që përballë kësaj deklarate Rama ka vënë fjalët e homologut të tij maqedonas i cili citon: “Unë si Zoran Zaev nuk isha në opozitë para 100 vitesh, por para 21 muajsh dhe kur ishim në opozitë asnjëherë nuk lejuam që të japim përshtypjen para instirucioneve europiane se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendit tonë me BE-në”.

Rama vazhdon ‘luftën’ e citimeve, i përgjigjet Bashës me fjalët e Juncker: Gabim historik