Transmetuar më 22-10-2019, 11:11
Foto ilustruese

Arrestohet një person i dyshuar si autor i vrasjes së 55-vjeçarit në fshatin Palaj të njësisë administrative Shosh të Malësisë së Dukagjinit.

Mësohet se i arrestuari është një i afërm i viktimës, Lazër Arraj, 55 vjeç.

I arrestuari nga policia e Shkodrës, është djali i xhaxhait të viktimës, ndërkohë që është shoqëruar edhe vëllai i të dyshuarit dhe babai i tij.

I ndaluari është pikërisht personi që lajmëroi policinë, duke thënë se kishte gjetur kushëririn të vrarë në rrugë.

Policia nuk ka dalë ende me deklaratë për ngjarjen, teksa nuk bëhet me dije as identiteti i tij. /a.y/noa.al

Vrasja në Shkodër, viktima kishte shkuar të merrte ushqimet e dimrit

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, kush është viktima