Transmetuar më 22-10-2019, 10:46

Një person i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, është vënë në prangat e policisë së Mallakastrës.

I arrestuari është Marius Harrunaj, 26 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër.

Ndalimi i të riut i cili njihej edhe si Mario Harrunaj, u bë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 10 korrik 2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Ai akuzohet se në 22 mars 2019, në bashkëpunim me shtetasit Klejdi Salaj, dhe Arbër Mucaj, të cilët janë arrestuar nga policia një ditë pas ngjarjes, pasi ka hyrë i maskuar në një banesë në fshatin Greshicë, nën kërcënimin e armëve të ftohta, ka dhunuar familjarët dhe u ka marrë një sasi lekësh.

Pas punës së organizuar nga policia e Mallakastrës, u arrestuan dy nga autorët e dyshuar më 23 mars dhe mbrëmjen e djeshme, e hënë, u kap bashkëpunëtori i tretë.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al