Transmetuar më 22-10-2019, 10:09

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiqç, ka përjashtuar mundësinë që Beogradi duhet ta njohë Kosovën brenda kufijve të saj aktualë.

Në një intervistë për Standardin e Vjenës, kreu i shtetit serb ka shtuar se nuk ka gjasa që Beogradi ta njohë Kosovën edhe pse thotë se ka dëgjuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që BE-ja ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe se mund të kërkonte njohje nga Beogradi, transmeton Klan Kosova.

I pyetur nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovën si një anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiç u përgjigj se kjo ishte një pyetje e vështirë për serbët./b.l/noa.al/