Transmetuar më 22-10-2019, 09:46
Foto ilustruese

Dhunë e egër ndaj gruas dhe për ta frikësuar edhe më tej, rrëmbeu thikën në kuzhinë dhe e kërcënoi.

Nën akuzën e dhunës fizike dhe kanosjes, një 57-vjeçar në Elbasan, është vënë në prangat e policisë.

I arrestuari është P. T., 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike,

si dhe ka kanosur bashkëshorten e tij me armë të ftohtë thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al