Transmetuar më 22-10-2019, 09:34
Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga zjarri në rrethana të paqarta në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:35 të mëngjesit të kësaj të marte, ku ka rënë zjarr në mjetin fugon në pronësi të shtetasit F. L.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur teksa mjeti ishte i parkuar në oborrin e banesës së tij.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al