Transmetuar më 22-10-2019, 09:01
Foto ilustruese

Një person i cili ka kanosur me dy persona dhe ka qëlluar me armë zjarri, është arrestuar nga policia e Beratit.

Nën akuzën e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje, u bë arrestimi i Elios Musta, 25 vjeç, banues në Kuçovë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Beratit në 15 korrik ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

25-vjeçari akuzohet se më 9 korrik në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasit A. P., dhe A.T., të ndaluar më parë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme procedurale. /a.y/noa.al