Transmetuar më 22-10-2019, 07:59

Moderatorja Dajana Shabani është një prej më simpatikeve dhe të pëlqyerat e momentit, në sajë të lirshmërisë së saj.

Këtë të hënë ajo ka bërë një pasqyrë të jetës së saj, teksa ka treguar se është rritur pa baba dhe po ashtu po rritet dhe vajza e saj.

“Ç’kemi! Jam Dajana! E rritur pa e ditur kuptimin e fjalës ‘babi’. Që bëj mamin dhe babin për vajzën time (jo për fajin tim). Që nuk bëj kompromise sidomos me dinjitetin, e që nuk e lejoj të vuaj për dashuri… Që kam arritur gjithçka me forcat e mia; që bëj të ‘fortën’ gjithmonë, por ndihem keq kur vritet një milingonë…

Unë jam kjo, arrogante delirante ama e vërtete! And I don’t give a shit for your opinion (Dhe nuk më bëhet vonë për mendimin tuaj”, shkruan Dajana.

Kujtojmë se moderatorja është e lidhur prej kohësh me boksierin Kamer Maloku, pas divorcit me babanë e vajzës së saj. /a.y/noa.al