Transmetuar më 21-10-2019, 19:01

Gjykata e Apelit Administrativ ka shtyrë për herë të dytë vendimin për avokatin Lulzim Alushaj, i cili është edhe një nga kandidatët për Kryeprokuror.

Mungesa e njërit prej gjyqtarëve ka bërë që vendimi të shtyhet për në 25 tetor, në orën 08:45. Lulzim Alushaj u s’kualifikua nga KLP nga gara për kryeprokuror, pasi nuk plotësonte kushtin "15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur".

Ky vendim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke e larguar atë nga gara, u ankimua nga avokati Alushaj.

Sakaq, vendimi për Alushajn është duke mbajtur "peng" edhe procesin e KLP-së, lidhur me hapat e mëtejshëm të kandidatëve të tjerë, në listën për kryeprokuror. /NOA.al/