Transmetuar më 21-10-2019, 18:15

Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane pasi u zbuluan se kishin ngritur plantacione me marijuanë.

Ishin Karabinierët e Stacionit Bossolasco, në Piemonte, ata që realizuan operacionin.

Në përfundim, në pranga ranë një 40-vjeçar dhe dy të rinj nga 17-vjeç. Shqiptarëve iu gjet në ndërtesën ngjitur rreth 55 kg marijuanë, të cilat po thaheshin me mjete të posaçme për t’u përgatitur për shitje.

Bimë narkotike u zbuluan po ashtu në një zonë të pyllëzuar të Komunës së San Benedetto Belbo, në kufirin me Urbazzano.

126 bimë narkotike u asgjësuan, mbi dy metra të larta. /k.k/noa.al/