Transmetuar më 21-10-2019, 17:33

Një 43-vjeçar është arrestuar sot nga policia shqiptare në Kurbin, teksa do të ekstradohet pranë autoriteteve italiane.

Ai është Fred Gjonaj nga Kurbini.

Sipas burimeve zyrtare, ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në  Forli të Italisë, në prill 2005, e ka dënuar me 11 vite e 3 muaj burgim.

Gjonaj akuzohet për veprat penale"Organizatë kriminale", "Vjedhje me armë" dhe "Plagosje".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/