Transmetuar më 21-10-2019, 14:50

Zbuloi gjatë shtatzënisë se kishte një tumor në gji dhe iu nënshtrua kimioterapisë dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale për të shpëtuar jetën e saj dhe të fëmijës.

36-vjeçarja amerikane Jade Devis, nga California, zbuloi në muajin e tretë të shtatzënisë se kishte një formë shumë të rrallë dhe agresive të kancerit të gjirit.

Sëmundja nuk i linte shpresë nëse do të priste fundin e shtatzënisë, kështu që Jade u detyrua që të kurohej, duke u lutur që fëmijës të mos i ndodhte asgjë.

Gruaja iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe kimioterapisë, duke u lutur pa fund për fëmijën. Kur vogëlushi erdhi në jetë, ajo u çlirua teksa mësoi se gëzonte shëndet të plotë. Jade nuk donte të hiqte dorë nga fëmija, por mjekët i thanë se me atë lloj tumori nuk do e kishte të gjatë pa trajtim.

Në të dyja rastet rrezikonte fëmijën, kështu që mori vendimin e rrezikshëm që të kurohej, duke monitoruar vazhdimisht si veten, edhe fëmijën, shkruan noa.al.

Fatmirësisht gjerat ecën për mirë dhe vogëlushi erdhi në jetë shëndoshë e mirë në muajin korrik, ndërkohë që beteja e gruas me sëmundjen vijon… /a.y/noa.al