Transmetuar më 21-10-2019, 14:12

Ariana dhe Ermal Fejzullahu janë bërë së fundmi prindër për herë të katërt. Më pak se një muaj më parë, familjes së madhe iu shtua edhe një bekim tjetër, Ana. Në një intervistë për Prive, Ariana na ka njohur me vogëlushen dhe ka treguar planet për një tjetër fëmijë.

Ajo ka rrëfyer se emrin e të voglës e kanë zgjedhur familjarisht, pasi kishin rënë dakord që nëse do të ishte vajzë do t’i vendosnin shkurtimin e emrit të saj, ndërsa nëse do të ishte djalë do t’i vendosnin shkurtimin emrit të Ermalit.

“Kur kemi marrë vesh që jam shtatzënë, kemi menduar që nëse është djalë t’ia vendosim emrin Mal, shkurtimin e emrit të Ermalit. Ndërsa nëse lind vajzë t’i vendosim shkurtesën e emrit tim, Ana. Kështu që pata kënaqësinë që vajza të ketë emrin tim, jam e lumtur. Mirëpo, më vjen keq për Ermalin që nuk iu plotësua dëshira, por herës tjetër”, -ka thënë Ariana duke qeshur.

Megjithatë, çifti i njohur nuk do të ndalen derisa të bëjnë edhe një Mal të vogël, duke qenë se duan edhe një vëlla për djalin e tyre, Artin.

“Me kismet, shqiptarë jemi… pa ia bërë Artit edhe një vëlla nuk e lë. Kështu që, edhe një djalë, po. Pse jo, tek e fundit po i bëj fëmijët e mirë. Edhe një Mal të vogël…” -është shprehur Ariana sërish duke qeshur.