Transmetuar më 21-10-2019, 13:28

Kompania australiane ‘Qantas’ ka kryer fluturimin më të gjatë në botë pa ndërprerje, nga New York, SHBA, drejt Sidneit në Australi.

Ky fluturim rekord ka zgjatur plotë 19 orë e 16 minuta. Fluturimi shërbeu për të kryer një sërë testimesh për të vlerësuar efektet e udhëtimeve të gjata në lodhjen e ekuipazhit dhe të pasagjerëve.

Në bordin e avionit ndodheshin 49 persona, për të reduktuar në maksimum peshën e mjetit.

Analizat u monitoruan me valë cerebrale të pilotit dhe tek pasagjerët.

“Në total jemi të kënaqur se si shkoi udhëtimi dhe të dhënat janë premtuese për të mundësuar një shërbim të rregullt ajror të kësaj natyre”, deklaroi kapiteni Sean Golding, i cili drejtoi katër pilotët. /a.y/noa.al