Transmetuar më 21-10-2019, 12:38

Ka zgjatur vetëm pak minuta mbledhja e sotme e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Shkak për dështimin e mbledhjes u bë një prej anëtarëve.

Besnik Cani ka kërkuar shtyrjen e seancës në mbledhjen e KLP duke deklaruar se nuk është njohur me materialet.

Ky i fundit pretendon se nuk është njohur me aktet që do diskutoheshin në mbledhje pasi i kanë mbërritur të premten pas orarit zyrtar.

Anëtari i KLP-së Bensik Cani ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes me pretendimin se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u njohur me aktet e parashikuara për diskutim.

Pas kësaj, i pari që la takimin ishte kryetari Gent Ibrahimi, ndërsa mbledhja është shtyrë për një ditë tjetër./b.l/noa.al/