Transmetuar më 21-10-2019, 12:32

“Ekzistoj, nuk jetoj”. Kështu ndihet bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, Meghan Markle, teksa e gjen veten mes presioneve të jetës mbretërore dhe përballë medias.

Është kjo ajo që deklaroi dukesha e Sussex, gjatë një interviste me Tom Bradby, për një dokumentar të ri.

Në dokumentar thuhet gjithashtu se Harry mendon që një ditë të lërë Anglinë për të jetuar në Afrikë.

“Nuk e di se ku mund të jetojmë në Afrikë, momentalisht. Qyteti i Capo do të ishte fantastik, por me gjithë problemet që janë aty, nuk e di se si do mund ta bënim ndryshimin që duam. Pjesa tjetër e jetës sonë, kryesisht e punës, do të përqendrohet në Afrikë”, thotë Harry.

Bradby thotë se e pyeti Meghan se si ndihej duke u përballur çdo ditë me presionin e medias dhe ajo tha se, “E përballoj ditë pas dite”.

Pas vizitës në Afrikë dhe ndalesave në vende të ndryshme të botës, Harry dhe Meghan do të marrin gjashtë javë pushim, nga detyrat e tyre zyrtare, gjatë periudhës së festave të fundvitit. /a.y/noa.al