Transmetuar më 21-10-2019, 11:38

Moderatorja Bora Zemani i ka bërë një surprizë emocionuese të atit, por që duket se ai nuk e ka pritur aq mirë.

Bora ka publikuar disa fotografi duke zbuluar se ka bërë tatuazh gradën e fundit të babait si oficer i Forcave të Armatosura, por që duket se ashtu si çdo prind ai nuk e ka pëlqyer faktin e të bërit tatuazh nga e bija, teksa thotë se u tremb në fillim.

“Surpriza ime për babin! Grada e Kolonelit! (Grada e fundit që ai mbajti, në gati 30 vite punë si oficer aktiv i Forcave të Armatosura Shqiptare). Tani do të jetë në supin tim përjetë☺. Një tatuazh i vogël, me kuptim të madh për mua!

Të dua ba’! Jam me fat që të kam e ndihem krenare që jam bija jote!! Shpirt i bukur! ❤.

P.s: surprizën nuk e priti dhe aq mirë. Në fillim u tremb nga tatuazhi i kuq, nga tortura që i kisha bërë vetes e që kushedi kur shërohej ajo plagë e madhe gjithë gjak. Pastaj kuptoi që ishte tatto me ngjyrë të kuqe dhe më në fund, shijoi surprizën”, shkruan Bora. /a.y/noa.al