Po e kërkonte që të loznin bashkë siç bënin shpesh, por kur shkoi në dhomën e saj, vogëlushja 6-vjeçare u përball me një skenë dramatike, motra më madhe, Allison Ruth Wendel, 10 vjeçe, kishte vrarë veten dhe ajo u përball me kufomën e saj.
Është kjo ngjarja e rëndë e shënuar pak ditë më parë në Santa Ana të shtetit të California në SHBA, lidhur me të cilën policia ka nisur hetimet.
Nga hetimet paraprake dyshohet se e mitura ia ka dhënë fund jetës duke u varur, por familjarët nuk besojnë në pistën e vetëvrasjes dhe mendojnë se gjithçka ka ndodhur gjatë një loje të shkuar keq.
Fillimisht u mendua se vajza ishte vetëvrarë prej bullizmit, pasi tallej nga shokët, dhe policia nisi verifikimet në rrjetet sociale dhe shkuan në shkollën e saj, por kjo pistë u rrëzua.
Mirëpo familja e Allison beson se vajza ka qenë viktimë e një episodi të vetëm bullizmi një muaj më parë dhe se deri më atëherë ajo ishte mirë, luante dhe zbavitej. /a.y/noa.al