Transmetuar më 21-10-2019, 10:12

Përdorte tampon gjatë ditëve të ciklit, por nuk arrinte që të ndalonte fluksin. Për vite me radhë 19-vjeçarja Molly-Rose Taylor, ankohej për dhimbje të padurueshme barku në ditët e ciklit, por mendonte se ishin dhimbje barku, deri në momentin që vendosi të përdorë tampon, por pavarësisht kësaj nuk arrinte që ta kontrollonte fluksin.

Vajza angleze nga Gillingham, ne Kent, mbeti pa fjalë kur zbuloi se kishte dy vagina.

Gjendja e saj njihet si Utero Didelfo, një keqformim i rrallë, ku numri i organeve riprodhuese janë të dyfishuar.

Në rastin e saj kishte një “mur ndarës” rreth 2 centimetra që ndante dy vaginat dhe kjo gjë i bënte menstruacionet dhe raportet seksuale shumë të dhimbshme.

19-vjeçarja prej disa kohësh kishte vënë re se tamponi nuk e përballonte fluksin e ciklit, por mendonte se ishte normale, por më tej kur nisi të kryente marrëdhënie me të dashurin, kishte dhimbje shumë të fuqishme.

Në atë moment iu drejtua një mjeku, i cili fillimisht i këshilloi analiza për të kuptuar se mos ishte prekur nga ndonjë sëmundje seksualisht e transmetueshme, por kontrollet e thelluara, zbuluan se kishte dy vagina, shkruan noa.al.

“Tani e di që kam dy mitra dhe dy vagina, por ndihem kaq e lumtur që më në fund zbulova se çfarë kishte që nuk shkonte”, tregon Molly për mediat vendase.

Mjekët i kanë këshilluar heqjen e një prej organeve gjenitale, me anë të një ndërhyrjeje shumë delikate, por momentalisht vajza ka vendosur të mos e bëjë dhe të vendosë më tej me qetësi. /a.y/noa.al