Transmetuar më 21-10-2019, 09:06

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, janë kthyer prej vitesh në një nga çiftet më të pëlqyer për publikun dhe ndër më të komentuarit në media.

Armina me deklaratat e fundit ka lënë të kuptohet se ata po mendojnë martesën dhe Armina ka nisur përgatitjet për fustanin e nusërisë.

Në një intervistë për ‘Prive’, Armina u pyet nga gazetari për datën e dasmës dhe fashionistja fillimisht refuzoi të përgjigjej.

"Është viti i ardhshëm?", e pyeti gazetari. “Besoj se po”, tha Armina.

Pritet që dasma e Arminës dhe Shkëlzenit të jetë madhështore dhe me të ftuar VIP.