Transmetuar më 21-10-2019, 08:55

Kulla e Londrës, një prej ndërtesave historike dhe një prej simboleve të kryeqytetit anglez, i cili për shekuj me radhë përdorej si burg, kthehet në qendër të vëmendjes për një zbulim të rrallë.

Dy skelete të plota, dyshohet nënë e bir, janë zbuluar në të gjatë kësaj fundjave.

Në kullën e Londrës janë shënuar ekzekutime të përgjakshme dhe tortura, edhe të personazheve të njohur.

Kërkimet arkeologjike në vendin shekullor bënë zbulimin e dy skeleteve normale të varrosura, tek të cilat nuk u konstatuan shenja ekzekutimi apo vdekje të dhunshme.

Duket se bëhet fjalë për persona normal që kanë jetuar në kullë pas periudhës famëkeqe të saj. Skeletet do të vlerësohen shkencërisht, por paraprakisht dyshohet për një grua me moshë nga 35 deri në 45 vjeçe dhe një fëmijë rreth 7 vjeç. /a.y/noa.al