Transmetuar më 21-10-2019, 08:10

Vetëm pak ditë më parë, Fatma dhe Aulona zbuluan zyrtarisht nga profilet e tyre se programi “Thumb”, tashmë do të nisë transmetimet në një ekran të ri dhe një studio të re. Gjithçka live, para syve të publikut, “Thumb” nuk do të jetë vetëm kaq, por “Thumb On”.

Të gjithë personazhet e njohur të showbiz-it shqiptar, por edhe atij të huaj, tashmë do të “përballen” live me thumbat e Fatmës dhe Aulonës.

Nga studio e “E Diell” në Top Channel, ku ishte e ftuar, Aulona konfirmoi publikisht këtë lëvizje duke zbuluar edhe disa detaje për programin që pritet të nisë transmetimet së shpejti. Ajo tha se tashmë, ky program do të marrë të gjithë vëmendjen e merituar, do të jetë më i hapur dhe me plot surpriza.

“Tashmë do të jemi çdo të diel, në orën 21.00, në RTV Ora. Me minutazh më të zgjeruar, me studio më të madhe e më të hapur. Gjithçka do të jetë live…”, – tha Aulona./b.l/noa.al/