Transmetuar më 21-10-2019, 00:13

Bella Hadid është shpallur femra më e bukur në botë, pas një kërkimi shkencor që doli në përfundimin se supermodelja i afrohet më shumë se të gjitha asaj që konsiderohet “fytyra perfekte”.

23-vjeçarja ka sytë, vetullat, hundën, mjekrën, nofullën dhe formën e fytyrës më pranë idesë që kanë patur për perfekten grekët e lashtë.

Këngëtarja Beyonce është në vendin e dytë në këtë renditje, ndërsa e treta renditet aktorja Amber Heard.

Në fotogaleri shihni yjet e filmave dhe muzikës që renditen në krye.