Transmetuar më 20-10-2019, 22:21

Një emigrant i paligjshëm shqiptar është arrestuar në Spanjë, nën akuzë për 84 vjedhje.

Shqiptari po mbahet në një qendër internimi, në Valencia.

Oficerët thanë se ADN-ja provoi se kishte vjedhur një makinë dhe shtëpi në Elche dhe Santa Pola.

Hetimet filluan në fund të vitit 2018 pas disa raportimeve për vjedhjet e disa shtëpive.

Shqiptari dyshohet se nuk i ka kryer i vetëm grabitjet. Ai në bashkëpunim me të tjerë, kanë vjedhur para, stoli, orë dhe sende të tjera me vlerë.

Patrulla përfundimisht vuri re një makinë pa targa që përputhej me përshkrimin e një makine të parë pranë disa vjedhjeve.

Testet mjekoligjore gjetën ADN-në brenda makinës, e cila përputhej me atë të burrit të arrestuar. 53-vjeçari shqiptar do të deportohet pasi të zgjidhet çështja penale kundër tij./NOA.al