Transmetuar më 20-10-2019, 21:10

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 18:45, në Farkë.

Automjeti me drejtues E.Ç., dyshohet se është përplasur me një motoçikletë me drejtues L.M., 46-vjeç.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës.

Drejtuesi i mjetit E.Ç., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore vijon punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./a.k/noa.al/