Transmetuar më 20-10-2019, 19:17

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës këtë mbrëmje.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30, në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të “Shkëmbit të Kavajës”.

Një person (këmbësor), R.D., rreth 80-vjeç dyshohet se është përplasur për vdekje nga një automjet tip Wolkswagen që drejtohej nga D.Gj.

Dyshohet se këmbësori i ka prerë rrugën makinës.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për dokumentimin e shkaqeve të aksidentit.

Një aksident me vdekje ndodhi gjatë mesditës së sotme në Divjakë.

Një person i cili po udhëtonte me biçikletë u përplas nga një makinë, drejtuesi i së cilës u largua nga vendngjarja dhe u arrestua disa orë më pas./a.k/noa.al/