Transmetuar më 20-10-2019, 17:48

Një aksident i rëndë tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme brenda në tunelin e linjës Tiranë-Elbasan.

Pas përplasjes nga kamioni, makina shpërtheu në flakë, duke i marrë jetën në vend drejtuesit të saj, 42-vjeçarit, Elton Maçolli.

Në aksidentin tragjik 42-vjeçari Elton Maçolli, vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti.

Deputetja Gjylameti ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pas humbjes së të vëllait ku shkruan mes dhimbjesh:

“Me thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që zoti zgjedh më të mirët, por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë ? ”.

Kjo është humbja e dytë e madhe në familjen e deputetes socialiste, pasi rreth një vit më parë, në muajin Korrik të 2018-ës, Blerina Gjylameti humbi të motrën e saj, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. /a.k/noa.al/