Transmetuar më 20-10-2019, 15:10

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Divjakë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë mesditës së sotme rreth orës 14:10, në aksin rrugor Tre urat-Çermë.

Një 64-vjeçar me incialet F.M., 64-vjeç, nga Zhamë Sektor, dyshohet se është përplasur nga një mjet tip Fuoristradë.

64-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili dyshohet se është larguar nga vendngjarja./a.k/noa.al/