Transmetuar më 20-10-2019, 14:56

Një shqiptar në Itali dhunon bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Piaçenca, ndersa ngjarja ka çuditur opinion publik italian.

Shqiptari 40-vjeçar dyshohet se i kërkonte gruas që të mos bënte “make-up”, pasi sipas tij këtë gjë e bëjnë vetëm prostitutat.

Ai gjithashtu e kishte urdhëruar të mbyllte të gjitha profilet në rrjetet sociale.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari kishte hequr të gjitha pasqyrat në shtëpi.

Gruaja dilte vetëm me të ose me lejen e tij dhe duhet të vishte rroba shumë më të mëdha se masa e saj, në mënyrë që të mos i dukeshin format.

Çmenduria e shqiptarit arriti kulmin kur ajo zbuloi tradhtitë e tij të përsëritura, dhe ai bëri vetëm këtë reagim:

“Burri mund ta bëjë këtë. Gruaja, jo, sepse ajo lindi nga brinjët e një burri dhe duhet të nënshtrohet ”.

Tortura e gruas nga Piacenza zgjatën pothuajse 6 vjet, ndersa disa ditë më parë, ajo përfitoi kur bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi, dhe u largua bashkë me tre fëmijët dhe kërkoi ndihmë në polici.

40-vjeçari është arrestuar ndersa gruaja ndodhet në një qendër rehabilitimi bashkë me fëmijët./a.k/noa.al/