Transmetuar më 20-10-2019, 13:15

Një ngjarje e rëndë ndodhi në bjeshkët e Gjallicës, në Kukës, ku një 43-vjeçar është sulmuar nga një ari dhe ka mbetur i plagosur rëndë pas sulmit.

Bariu i plagosur është Ekrem Onuzi, i cili jeton gjatë verës në bjeshkë me bagëtitë, ndërsa ai u sulmua nga ariu në vendin e quajtur Sasat, bjeshka Gjallicë.

Policia e Kukësit ka konfirmuar rastin por shton se është e vështirë ndërhyrhja për shkak të terrenit mjaft të thyer në Bjeshkë, ndaj edhe është nisur një helikopter për të shpëtuar bariun.

Njoftimi i policisë:

Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallices, shtetasi E.O., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagëtitë është sulmuar nga një Ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatullë dhe në këmbë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Nga Tirana është nisur dhe helikopteri në ndihmë, për shkak të terrenit të vështirë malor./NOA.al/