Transmetuar më 20-10-2019, 11:07

Policia rrugore e Korçës ndërmori një aksion në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, duke proceduar penalisht 6 persona, 5 prej të cilëve tha se janë arrestuar në flagrancë, kurse një është proceduar në gjendje të lirë.

Arrestimet

B.K, 62 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një mjet tip zetor pa targë, ka aksidentuar lehtë shtetasin A.Gj, 51 vjeç, banues në fshatin Klocë, Korçë.

A.H, 34 vjeç, banues në fshatin Lumas, Pogradec, pasi në rrugën Pogradec- Korçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, ky shtetas u kap duke drejtuar, mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

M.Ç, 23 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip motor të markës “Amadeus”, pa targë.

Y.M, 56 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në rrugën Maliq- Drithas, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin traktor të markës “Taishan”, pa targë.

Gj.P, 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në Bulevard “Fan Noli”, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një mjet tip motor të markës “Dayang”, pa targë.

Policia tha se u procedua po ashtu në gjendje të lirë shtetasi K.D, 65 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet tip motor të markës “Honda”, pa targë./NOA.al