Transmetuar më 20-10-2019, 09:38

Një 32-vjeçar nga Tirana i cili po transportonte 142 koli me djathë, e dyshuar kontrabandë, ra në prangat e policisë së  Elbasanit.

U arrestua shtetasi me iniciale M.Z, pasi sasia e djathit iu kap pas një kontrolli brenda makinës që ai drejtonte.

Gjatë kontrollit Policia tha se gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale 142 koli me djathë. Nga veprimet e para hetimore  dyshohet të jetë futur  kontrabandë nga Maqedonia e Veriut", sqaron policia.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale,  "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", dhe "Fshehja e të ardhurave"./NOA.al