Transmetuar më 19-10-2019, 23:22

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Si pasojë e aksidentit, një person është plagosur.

Siç mëson JOQ, personi i aksidentuar është këngëtari Roland Çukaj. Ai ka qenë duke udhëtuar me motorin e tij Harley Davidson, në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Të pranishmit në vendngjarje bëjnë me dije se këngëtari udhëtonte me motorin e tij tip Harley teksa parakaloi një automjet tip Golf me targë AA 755 NP.

Pas parakalimit, Çukaj ka humbur drejtimin e motorit e për pasojë ka rënë në kanal, në anë të rrugës. Ai ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, e veçanërisht në kokë.

Shihni fotot.