Transmetuar më 19-10-2019, 22:43

Cristiano Ronaldo është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror dhe një nga më të mirët në qarkullim.

Dhe sigurisht përkrah tij qendron edhe një femër e bukur, Georgina Rodriguez.

Ajo asnjëherë nuk ka hezituar të ekspozojë format e saj perfekte trupore.

Partnerja e yllit portugez të futbollit, u shfaq para dy ditesh në një event në Shanghai, me një fustan që e tregonte tepër joshëse.

Siç e tregoi edhe vetë në profilin e saj në Instagram, fustani bust në ngjyrë ulliri i Georginës ishte punim i stilistes shqiptare Lia Stublla.

Georgina e etiketoi në postimin e saj në Instagram Lia-n, e cila është një ndër emrat e njohur të modës që ka veshur jo pak personazhe të njohur të showbiz-it të huaj./a.k/noa.al/