Transmetuar më 19-10-2019, 22:05

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në në autostradën Tiranë-Elbasan.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje, brenda në tunel.

Një veturë me targa të huaja dhe një kamion janë përplasur mes tyre ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Makina e vogël e cila ishte me gas ka shpërthyer dhe drejtuesi është djegur brenda.

Nuk dihet identiteti i viktimës dhe as shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Policia e Tiranës po punon për zbardhjen e ngjarjes. /a.k/noa.al/