Përplasen 2 automjete, 3 persona përfundojnë në spital
Transmetuar më 19-10-2019, 19:56

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Lajmi është konfirmuar edhe nga burime policore për mediat vendase, ndersa po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...