Transmetuar më 19-10-2019, 17:27

Një konflikt për qiranë e lavazhit u bë shkak i të shtënave me armë zjarri në qytetin e Beratit.

Ngjarja ndodhi në rrugën e Uznovës, teksa kanë qenë babë e bir ata që kanë qëlluar me armë në drejtim të lavazhit, pasi personat që e përdornin nuk kishin paguar qiranë, të paktën sipas pretendimeve të pronarëve.

Bëhet e ditur se për këtë ngjarje janë vënë në pranga tre persona.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar. /k.k/noa.al/

Të shtëna me armë zjarri në Berat, qëllohet në drejtim të një lavazhi