Transmetuar më 19-10-2019, 13:51

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, duke komentuar vendimin e marrë në Maqedoni nga Zoran Zaev për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme pas dështimit për hapjen e negociatave, tha se dy situatat janë të ndryshme dhe se sipas tij kryeministri Edi Rama, ndryshe nga Zaev, asnjëherë nuk kishte premtuar hapjen me siguri të negociatave.

Por pas kësaj deklarate, një reagim i nënkryetarit të LSI thotë se kryeministri jo vetem i ka premtuar, por edhe i ka festuar.

“E ka informuar njeri këtë trushkulur që Edi Rama jo vetëm i ka premtuar, por edhe i ka festuar edhe ka dekoruar ambasadorët për hapjen e negociatave. Apo me sa duket ky është shumë i lumtur që negociatat për anëtaresim në BE nuk u hapën dhe ky në këtë mënyrë i ka realizuar shumë detyrat që i kanë dhënë për të bërë kundër Shqipërisë…..”, shkruan Vasili./b.l/noa.al/