Transmetuar më 19-10-2019, 12:18

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Lulëzim Kusin, xhaxhain e vëllezërve që dyshohen për vrasjen e punëtorit të kondicionerëve, disa kohë më parë në kryeqytet.

Lulëzim Kusi u arrestua dy ditë më parë për armë-mbajtje pa leje. Në 6 shtator, në shtëpinë e Lulzim Kusit u gjet një armë zjarri Arma u gjet në banesën e Lulzim Kusit në Gropaj në Kombinat.

Griseldo e Albano Kusi janë në kërkim për vrasjen e Indrit Çelajt. Indrit Çela u vra më 22 gusht teksa po punonte në një vilë për reregullimin e kondicionerit. Griseldo dhe Albano Kusi, djemtë e pronarit të vilës.

Griseldi dhe Albano, dy emra të njohur për botën e krimit me precedentë të mëparshëm penalë, vranë teknikun e kondicionerit dhe u përpoqën që t’ja hidhnin fajin kolegut të të riut.

Por edhe Lulzim Kusi nuk është një emër i panjohur në botën e krimit. Ai është vëllai i Durim Kusit, vrasësit me pagesë të kushëririt të Astrit Avdylit, Dritan Avdylit, nga ku u pasuan më pas me një sërë vrasjesh për hakmarrje.

Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 1996. Dritan Avdyli i kishte vënë një gjobë të majme pronarit të fabrikave të tullës, Tefik Hyseni. Ky i fundit e thirri me justifikimin e se do i jepte lekët, më pas me të mbërritur në vendin e takimit, Durim Kusi e qëlloi me breshëri arme. Hakmarrja erdhi shpejt, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin./b.l/noa.al/