Transmetuar më 19-10-2019, 11:35

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklarataë për mediat foli për vendimin negativ të Këshillit Europian për mos’hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Gjatë fjalës së saj, teksa ka fajësuar kryeministrin për këtë vendim negativ për Shqipërinë, Kryemadhi tha se e pakta që mund të bëjë Rama është dorëheqja si një shenjë reflektimi.

Po ashtu ajo tha se i vetmi që bllokon integrimin e vendit është Rama, ndërsa listoi disa nga arsyet se pse BE vendosi t’i thotë ‘JO’ negociatave

Shqiptarët janë peng i Ramës. BE ka treguar qartë se cilat janë plagët dhe pengesat konkrete. BE tregoi qartë se rrënimi i themelit të demokracisë në Shqipëri, që është vota e lirë.

Ky është i vetmi kryeministër në Europë që e quan normalitet bashkëjetesën me kriminelët. BE refuzoi një qëndrim të tillë dhe u tregoi shqiptarëve që duhet të çlirohen nga kapja kriminale e shtetit të së drejtës. Korrupsioni, trafiku i drogës, koncesionet, dhunimi i pronës publike dhe private, janë ato që mbajnë larg Shqipërinë nga Europa.

Përgjegjës për këtë pengesë është kryeministri Rama. Të gjithë shqiptarët kanë kuptuar qartë se me Ramën, BE është e pamundur dhe një ëndërr e parealizueshme me të. Dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për kryeministrin”, tha Kryemadhi./b.l/noa.al/