Transmetuar më 19-10-2019, 11:01

I ashpër ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ndaj rivalit të tij politik, Edi Rama. Përmes një postimi në ‘Facebook’ një ditë pas vendimit të BE për mos çeljen e negociatave për Shqipërinë, Berisha e krahason Ramën me diktatorin Enver Hoxha.

“Miremengjes Edvin! Dielli lindi sot përsëri në Shqipëri! Por pas Enverit ti Edvin del në dritën e tij si monstra e dytë më e zezë e kombit shqiptar në rrugën e tij drejt Europës!

Ai e bllokoi për 46 vite kurse ti, nisur nga këshilltarët e Fierit dhe tre ligjet dhe deri sot, e bllokove prej tetë vitesh!”, shkruan Berisha.

Më tej ai shtion se, “Misioni yt o monstër pas bllokimit pa asnjë datë të negociatave mbetet rikthimi i vizave për shqiptarët”./b.l/noa.al/