Transmetuar më 19-10-2019, 10:34

Nga Shkodra myftiu Imam Muhamed Sytari apelon ndaj diplomacisë shqiptare që të punojnë më shumë për të rikthyer me çdo kush në Shqipëri çdo fëmijë e të rritur, që gjenden sot në Siri.

Kjo deklaratë e myftiut erdhi pas publikimit nga “Le Iene” të rastit të fëmijës shqiptar Albin Berisha, që prej 5 vitesh gjendet në një kamp të burgosurish, në Siri.

“Ajo që na intereson është se familjet e shqiptarëve të gënjyer apo të mashtruar nga propagandat false të atyre ditëve të kthehen një orë e më parë në vendin e tyre. Sepse nuk kanë faj fëmijët për gabimet e të rriturve dhe normalisht që diplomacia me të gjitha format duhet të interesohet dhe të luaj rol vendimtar, qoftë dhe për kthimin e një fëmije të vogël, sepse ai është shqiptar.

Çdo shqiptar nga më i vogli deri tek më i rrituri është i shenjtë në këto kontekste. Ne si komunitet fetar i qëndrojmë thirrjeve tona dhe nuk e ndryshojmë thirrjen tonë për asnjë arsye sepse është një thirrje e drejtë dhe ajo që ka ndodhur në Siri gjatë këtyre viteve është një zullum i madh të cilin nuk e kemi dëshiruar dhe nuk e pranojmë dhe nuk e pranon asnjë mendje e shëndoshë”, tha myftiu Imam Muhamed Sytari.

Rasti i Alvi Berishës rrëmbeu vëmendjen e publikut shqiptar dhe italian pas transmetimit të historisë tragjike nga emisioni investigativ ‘Le iene’, ku babai donte të dinte mbi fatin e vogëlushit./b.l/noa.al/